Ambasadori i Austrisë, Johann Sattler nga Shkodra i ka bërë apel opozitës të kthehet në Kuvend, pasi aty është vendi i të gjithë përfaqësuesve të popullit.
Ai kërkon që debati të zhvillohet në parlament dhe t’i jepet fund bojkotit.
“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament. Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje”, deklaroi Sattler
Ndërkohë edhe ambasadori i BE Luigi Soreca ka bërë thirrje për bashkim të politikës për procesin e integrimit
“Bashkimi i të gjitha forcave janë determinuese për procesin e integrimit”, është shprehur ambasadori në takimin e Komitetitit te Stabilizim Asocimit.
Diplomati austriak ka rrëzuar edhe idenë e PD për vetting në politikë. Kjo është një nismë e domosdoshmë deklaroi ai, por por duhet pak kohë derisa të krijohen institucionet e reja siç është SPAK, cili do ta realizojë, duke hedhur kështu poshtë propozimin e Bashës.
“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë Spak dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”, ka deklaruar ambasadori austriak
Ambasadori vlerësoi edhe punën e policisë, pasi sipas tij, të fortet po shkojnë pas hekurave. Sattler vlerësoi përpjeket në luftën kundër krimit.
‘Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri. Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhe për të dërguar pas hekurave të “fortet”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë. Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit’, tha ambasadori austriak.