Ja si do izolohen kokat e krimit në burgjet shqiptare, zbardhet pr/ligji

0
673

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për regjimin e posaçëm në burgje për të dënuarit e sigurisë së lartë. Projektligji parashikon rritjen e sigurisë në burgje, për të burgosurit dhe të paraburgosurit e sigurisë së lartë. Parashikohen zero kontakt me botën jashtme, ndërsa takimet do të regjistrohen me audio dhe video.

Ata mund të takojnë familjarët apo ti telefonojnë vetëm njëherë në muaj, ndërsa gjithçka do të jetë e regjistruar. Kësaj kategoria të të burgosurve do t’u ndalohet përdorimi i vlerave monetare që vijnë nga jashtë. Gjithashtu parashikohet kufizimi i orarit të ajrimit për të burgosurit deri në 1 orë në ditë. Të burgosurit kanë të drejtën e ankimimit për këto masa që parashikohen në projektligj.

Me kërkesë të të dënuarit ose të paraburgosurit, pas një periudhe njëvjeçare, ministri i Drejtësisë mund të rivlerësojë nëse janë kushtet për vazhdimin e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave ndaj të dënuarit ose të paraburgosurit. Pas depozitimit projektligji do të kalojë në komisione më pas në Kuvend për t’u votuar. Nisma e qeveria ka për qëllim izolimin e të burgosurve, elementë të caktuar me rrezikshmëri të lartë rezulton se drejtojnë aktivitetin nga qelia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here