Një ditë pas u shfaq te Shërbimi i provës, me të cilën mban kontakt që pas lirimit të tij me kusht një vit më parë nga Gjykata e Lartë, Lul Berisha nuk u gjend sërish në banesën e tij.
Policia e Durrësit i shkoi në banesë për ta shoqëruar për të qenë pjesë e seancës gjyqësore për Ahmet Ajetin, por nuk është gjetur.
Në këto kushte, seanca ndaj organizatorit të Lul Berishës në 2005-ën dështoi përsëri.
Po ashtu, në gjyq u tha se Berisha nuk është njoftuar për këtë seancë.
Ndërkohë, mësohet se policia e Durrësit ka kontaktuar të motrën e ish-kreut të bandës së Durrësit dhe ajo ka konfirmuar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ka dalë jashtë vendit.
Pas shtyrjes së seancës në 5 nëntor, Gjykata do të dërgojë edhe një shkresë te Shërbimi i Provës për paraqitjen e Lul Berishës në seancën ndaj Ajetit.