“Squllur” përballë Berishës dhe “luftarakë” përballë Ramës”/ Reagon Eni Vasili: Ja ku është ndryshimi mes dy politikanëve

0
408

Eni Vasili ditën e hënë në emisionin e saj ‘open’ kishte të ftuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën. Pas përfundimit të emisionit pati shumë reagime si nga Endri Fuga nga Artan hoxha, për mënyrën si e ‘mbrojti’ gazetarja Berishën. Vasili ka thënë në Forumet e UET, se ajo nuk është gazetare investigative që të gjejë fakte dhe Berisha mund të thotë çfarë të dojë në studion e saj.

“Debati filloi për shkak të një provokimi nga zyra e shtypit të kryeministrit Rama në orët e vona të mbrëmjes, dhe zëdhënësi i kryeministrit na tërhoqi vëmendjen se përse ishim të “squllur” përballë Berishës ndërkohë që jemi “luftarakë” përballë Ramës.

Fakti që emisioni prodhon debat është vetëm i shëndetshëm. E shoh këtë gjë edhe si një PR për emisionin.

Më bën të ndihem mirë që zyra e shtypit detyrohet të provokojë dhe të reflektojë pas emisionit.

Së dyti, dua të them që është një krahasim që nuk qëndron, ai mes një ish-kryeministri dhe një kryeministri aktual.

Një ish-kryeministri sot është e vështirë t’i kërkosh llogari ndërkohë që nuk ka asgjë në dorë.

Ndërsa kryeministri ka në dorë fatin e shqiptarëve, prodhon ligje dhe politika çdo ditë, prandaj kemi arsye pse të jemi agresivë.

Debatet që e shoqërojnë gjithmonë politikanin Berisha është pasqyra ku mund te shohim se si ai është një personazh polarizues,” tha Eni Vasili.

“Nëse marrim shembullin e fundit të Sali Berishës unë kërkoj të vërtetat, por aty janë të vërtetat e Sali Berishës.

A jam etike unë duke u përpjekur të gjej të vërteta të tjera? Po, por në fund fare unë do marr të vërtetat e Sali Berishës apo Edi Ramës apo dikujt tjetër.

Unë nuk është se po bëj gazetari investigative, të shkoj në terren dhe të gjej fakte për të provuar të vërtetat.

Është ndryshe gazetaria e debatit politik në studio nga ajo ku mbledh disa të dhëna dhe mundohesh të gjesh të vërtetat objektive.

Në një intervistë politike kjo është e vështirë të ndodhë”, tha ajo.

Askush në fakt nuk i kërkon të bëjë gazetaren investiguese, se vështirë se e bën dot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here