Maqedoni, OBRM-PDUKM dorëzon propozim-ligj për faljen e të akuzuarve për 27 prillin

0
388
Opozita maqedonase OBRM-PDUKM sot njoftoi se do të dorëzojë propozim-ligj për amnistimin e gjithë të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit dhe sipas tyre, qeveria do ta pranojë nëse është për falje kombëtare dhe drejtësi për të gjithë.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoillkovski, tha se para disa muajsh kanë njoftuar se do të dorëzojnë propozim-ligj për amnistimin e gjithë të përfshirëve në ngjarjet e 27 prillit
“Qeveria tani me disa njoftime për komisione ose forume në Kuvend, nuk bën asgjë përveç tentimit për të magjepsur opinionin dhe të bëjë drejtësi selektive, e cila realisht është padrejtësi. OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në komisionet të cilat duhet të sigurojnë liri selektive, vetëm për ata që votuan nevojën për ndryshimet kushtetuese”, tha Stoillkovski.
Ai shtoi se tekstin e propozim-ligjit do ta dorëzojnë për shqyrtim tek të gjitha partitë parlamentare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here