Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për serbët në Kosovë do të jetë më e vështirë, pasi është gjithnjë e më e qartë se një zgjidhje kompromisi nuk do të ketë, për shkak të atmosferës në Serbi dhe Kosovë, por edhe faktorit të huaj që nuk dëshiron një marrëveshje.
Vuçiç tha për TV Pink ka thënë se Kosova problemi më i madh i Serbisë drejt BE-së.
“Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës”, theksoi ai, duke komentuar deklaratën e fundit nga komisionari i Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, i cili tha se nuk është vetëm Kosova vendimtare për rrugën evropiane të Serbisë.
Vuçiç theksoi se nëse Kosova nuk hyn në Interpol, atëherë në Prishtinë do të bëhen edhe më nervoz dhe nëse hyjnë – do të festojnë dhe nuk do të jenë gati për një kompromis.