Këshilli i Investimeve: 70-90% e bizneseve në turizëm konkurrohen nga aktiviteti informale

0
402

Të paktën 70 për qind e bizneseve që operojnë në sektorin turistik dhe të pyetura nga Këshilli i Investimeve konfirmuan se konkurrohen nga aktiviteti informal. Rezultatet e plota pritet që të zbardhen në ditët në vijim, ndërkohë që të dhënat paraprake tregojnë se modeli i biznesit dhe informaliteti ka specifika sipas destinacioneve. Ndërsa në nivel kombëtar, 70 për qind shprehen se konkurrohen nga informalët, në bregdet përqindja e atyre që kanë konfirmuar këtë ulet në 68 për qind, 23.4 për qind janë shprehur se nuk ndiejnë konkurrencë nga kategoria e atyre që nuk janë të regjistruar. Bizneset në sektorin e turizmit në zonat me orientim kulturor dhe historik në 90 për qind të rasteve janë shprehur se konkurrohen nga të tjerët informalë. Ata që operojnë tek turizmi jo tradicional kanë një përqindje më të ulët se kjo, por sigurisht jo poshtë nivelit kombëtar. Bizneset e vogla në destinacionet turistike shprehen në 68 për qind të rasteve se konkurrohen nga grupi informal, kurse ato të mëdha në 75 për qind të rasteve kanë dhënë këtë përgjigje.

Në prezantimin e anketës, biznesi ka nënvizuar se informaliteti më i madh nuk vjen nga hotelet e formalizuara, por nga apartamentet apo vilat e pashitura, të cilat së fundi po jepen me qira për vizitorët e huaj dhe kanë nxitur konkurrencën e pandershme. Formalizimi i sektorit sipas tyre mbetet kompleks, dhe duhet të konsiderojë jo vetëm pjesën fiskale, por edhe aspektet që lidhen me ofertën turistike, zgjatjen e sezonalitetit të sektorit dhe rritjen e shpenzimeve mesatare të vizitorë të huaj në Shqipëri, të cilat aktualisht mbeten ende në nivele të ulëta. Ndër të tjera, Këshilli i Investimeve në gjetjet e anketës ka nënvizuar disa aspekte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here