Një pako bombë është gjetur në shtëpinë e miliarderit George Soros në Westchester, New York. Ishte një punonjës ai që e gjeti pakon dhe hapi, duke zbuluar bombën, të cilën më pas e zhvendosi në një zonë të pyllëzuar derisa autoritetet mbërritën për ta demontuar.
Sipas mediave të huaja, manjati 88-vjeçar i lindur në Hungari nuk ishte në shtëpinë e tij në kohën kur ndodhi incidenti. Pasi çaktivizuan bombën, autoritetet u shprehën se tashmë nuk kishte më kërcënim për zonën dhe se tani do të vijojnë hetimet për kapjen e autorit.