“Ma kanë nxirë fytyrën”, Rama shkarkon 11 drejtues të degëve të PS

    0
    742

    Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar 11 drejtues të PS në rrethe.Arsyet e shkarkimit ishin  neglizhenca, mungesë organizimit, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së drejtuar nga kryetari Edi Rama.

    Pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë, zëdhënësja e Kryesisë së PS, Elisa Spiropali njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë. Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS janë në; Cërrik, Selenicë, Delvinë dhe Memaliaj.
    Rama mblodhi urgjent Kryesinë e partisë pas arrestimeve të ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ky i fundi ish-drejtor i Burgjeve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here