Arrestohet zëvendësministri, kryeministri lajmëron publikisht shkarkimin e tij nga detyra

0
399

Ditën e shtunë u arrestua nga policia zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, si i dyshuar për marrje të ryshfetit dhe gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Pas këtij vendimi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Musa Cena.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht”, shkruan Haradinja në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here