Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiç: Nuk po ju ofendoj se je femër

0
334
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic është vënë në siklet në Beograd teksa eshte pyetur se çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet.
Pyetja wshtw bere nga gazetarja e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi, gjate një konference për media të mbajtur pas një paneli të Forumit të Sigurisë në Beograd, në të cilin ishte panelist edhe vete ai.
Vuçiç përpiqej që të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli.
Megjithatë, pavarësisht tendosjes në të cilën është ndodhur, Vuçic është përgjigjur duke përsëritur qëndrimin tashmë të njohur se dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të ndjenin dhembje.
Menjëherë pas kësaj, kur ai po merrte një pyetje nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte djersët duke dëshmuar se nuk ishte i përqendruar në pyetjen që po i bëhej.
Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here