Leje prindërore për Gjin Gjonin. Ministrja : KLD, nën drejtimin e Metës miratoi një vendim të panjoftuar. Reagon gjyqtari: Ja e vërteta

0
404

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi gjatë një konference për shtyp se në mbledhjen e fundit, KLD, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, ka miratuar një vendim jashtë rendit të ditës dhe i panjoftuar më parë, duke i dhënë leje prindërore në mënyrë të fshehtë gjyqtarit Gjin Gjoni, me argumentin se është bërë baba dhe i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë atje ku jeton bashkëshortja e tij.

Leja prindërore e dhënë nga KLD për Gjin Gjonin është dy vite. Sipas argumenteve të KLD, ai është bërë babai i një vajze në Gjermani dhe për këtë arsye do kryejë vizita të shpeshta drejt këtij shtetit. Por sipas Etilda Gjonajt, ajo që ngre dyshime mbi KLD është mbajtja e fshehtë e këtij vendimi, pasi kërkessa është futur rishtazi në rendin e ditës të KLD, si dhe nuk është publikuar krahas vendimeve të tjera në faqen e KLD, por është zbuluar nga zbardhja e procesverbalit të mbledhjes.

Ndërkohë në një reagim për News24, gjyqtari Gjin Gjoni shprehet se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore, dhe se kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë.

“Kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time. Nuk është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre” u shpreh gjyqtari, ndërsa tha se ministrja e Drejtësisë nuk ishte e pranishme në mbledhje. Ndër të tjera Gjoni e konsideroi deklaratën e ministres Gjonaj si nonsens dhe të pabazë.“Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun” u shpreh  gjyqtari Gjin Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here