Mbyllja e basteve sportive, ja se çfarë propozon Rama për ata që do të ngelen të papunë

0
489

Në fjalën e tij në parlament lidhur me bastet sportive kryeministri Rama  u ndal edhe te ata persona që do të dalin të papunë nga mbyllja e basteve sportive.

“Vendet e punës, po nuk do të jetë e lehtë për ata që janë të punësuar, por do jetë i mundur të përshtaten në një vend pune. 5% tatim fitim deri në 140 mln leke xhiro, është një masë që do të hyjë ne fuqi nga ky parlament.  Sot një taksë fitimi 5 % është një nxitje e fortë për këdo që do të hapë një biznes dhe të vetëpunësohet. Të mendojnë transformimin e biznesit të tyre me taksën vetëm 5%” -u shpreh kryeministri ndërsa prezantoi nismën e qeverisë.

Në vijim kryeministri u ndal në faktorët socialë që çuan në mbylljen e basteve sportive, ku përmendi rezultatet e Universitetit të Tiranës.

“Universiteti i Tiranës në 2016 kur ishim në kulmin e debatit ka bërë një studim dhe gjetjet janë rrëqethëse siç janë rrëqethëse rezultatet e një analize të bërë. Kemi patur edhe ne dështimin tonë kur nuk arritëm dot t’i japim fund kazinove por arritëm vetëm të shtyjmë afatet. Por jo të gjitha të këqija vijnë për keq, tani një rrugë e dy punë me kazinotë edhe bastet. Ata që kanë ngritur llumin e shpifjes, si ajo e monopolit online, le ta mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Dimë më tepër se kaq, për të kundërshtuar këtë masë që janë të lidhur drejtpërdrejtë, me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut në Tiranë. “ u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here