Brexit, SHBA kërcënon bankat e BE për shërbimet financiare

0
647
SHBA ka kërcënuar sot bankat evropiane me përjashtim nga bursat amerikane nëse nuk pranojnë të zbusin kërkesat e tyre për të drejtuar agjencitë e mëdha financiare pas Brexit.
Kreu i komisionit tregtar të SHBA Christopher Giancarlo, tha se planet e BE për të mbikëqyrur agjencitë e njohura si “dhoma shitjeje”  ishin të papërgjegjshme dhe do të priteshin me kundërmasa nga SHBA.
Dhomat ndërkombëtare të shitjeve janë institucione financiare që supozohet të ndëmjetësojnë këmbimet e transaksioneve të ndryshme. Giancarlo tha: Këto janë mjete të ashpra e të fuqishme dhe deri tani asnjë nga opsionet e prezantuara nuk është ndonjë që na intereson të ndjekim”.
Komenet vijnë teksa Britania përpiqet të zbisë tensionet për lëvizjet bankare të parave teksa dita e Brexit afrohet.
Giancarlo tha se SHBA do të ndërmarrë veprimet e saj nëse nuk gjendet zgjidhja, e cila përfshin ndalimin e BE nga institucionet financiare dhe bursat e SHBA.
Agjencia që ai drejton, CME përdoret nga shumë banka të botës për të investuar valutat e tyre në dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here