Kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur sërish debateve për çështjen e këtyre ditëve, siç është mbyllja e lojërave të fatit.
Përmes një postimi në ‘Intagram’ Rama nënvizoi faktin se bastet nuk u shpëton dot as dëshpërimi dhe as paraja e krimit.
“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike–Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike–”, thuhet në postimin e Ramës, ndërsa ka publikuar edhe një foto të vjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa pozon i buzëqeshur pranë makinetave të lojërave të fatit.
![Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike👎Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike👊](https://instagram.ftia5-1.fna.fbcdn.net/vp/d3e5a7d2cb3177b9f1b35cd1b9ae2a94/5C42234F/t51.2885-15/e35/43044108_594341504329112_9062270821085540257_n.jpg?se=7)