“Kosova shtet i pavarur”, Vuçiç i përgjigjet ambasadorit amerikan

0
463
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i është kundërpërgjigjur ashpër ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott i cili ka deklaruar që Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran
Me këtë rast Vuçiç ka thënë se Scott duhet të tregojë më shumë respekt për shtetin mikpritës.
“Do të ishte mirë nëse ai tregon respekt pak më shumë për vendin pritës”- ka thënë Vuçiç, duke shtuar se përfaqësuesi i qeverisë, i cili mori pjesë në eventin ku Scott dha deklaratën, duhet të përgjigjet.
Vuçiç ka deklaruar se SHBA-të kanë të drejtë në qëndrimet e tyre për arsye se janë fuqi botërore.
“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”- ka deklaruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here