Vetëm pak më parë u raportua vrasja e 48 vjeçarit Qemal Alla, në fshatin Shegas të Lushnjes.
Alla është qëlluar në makinë vetëm 100 m para se të mbërrinte tek banesa e tij.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.
Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.
Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier në vendngjarje. Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.