Pas debatit të policisë dhe mjekëve që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një spital privat, ku ndodhet i plagosuri Ervis Martinaj i përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok, ky i fundit është larguar nga spitali.
Mësohet se debati ka nisur pas kërkesës së policisë për ta transportuar të plagosurin drejt spitalit të burgut, ndërsa mjekët kanë refuzuar të lejojnë largimin e Martinajt, me argumentin se spitali i burgut nuk mund t’i japë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Martinaj është transferuar vullnetarisht në spitalin e burgut edhe pse mjekët nuk kanë firmosuar asnjë dokument për largimin e tij.