Super aksioni në det. Kapet gomonia me drogë, në pranga 2 shqiptarë

0
398

Kapet një tjerë sasi droge në Itali, e cila kishte ardhur nga Shqipëria. Ndërkohë që në pranga janë vënë dy skafistët shqiptarë, 32 dhe 27 vjeç, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.

Së paku kështu raportojnë mëngjesin e sotëm mediat italiane, teksa shkruajnë se gjatë aktivitetit të përditshëm patrullues, ne Brindisi, njësitë e Marinës së Guardia di Finanza kanë konfiskuar një gomone të ngarkuar me lëndë narkotike.

Operacioni, u ndihmua falëembështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, qe kanë mundur të identifikonin një gomone me dy skafistë, të cilët tentuan t’i shpëtonin ndjekjes.

Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapën dhe në gomone u gjet 557 kilogramë marihuanë, e paketuar në 24 pako të madhësive të ndryshme.

Nga dalja në treg e drogës, vlera llogaritej në pothuajse pesë milionë euro. Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë, janë konfiskuar më shumë se 16 tonë marihuanë nga Guardia di Finanza në Pulia dhe 16 gomone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here