Përmes një deklarate për mediat kryeministri lajmëroi dhe ndryshim në ligjin për lojrat e fatit.
“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër.”
Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.
Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar
Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv”,