Itali, shefja e antikorrupsionit arrestohet për korrupsion

0
385
Ish kapoja e zyrës së antikorrupsionit në rajonin e Kalabrisë, në Itali, është arrestuar nga Guardia di Financa për akuza korrupsioni.
Në pranga ka rënë Maria Gabriella Rizzo, ndërsa bashkë me të është arrestuar edhe një sipërmarrëse turistike, Laura Miceli, 67 vjeç.
Nga hetimet është zbuluar se 57 vjeçarja i komunikonte informacione që ende nuk ishin publikuar duke ofruar dhe aktivitet konsulence.
Ndaj Maria Gabriella Rizzo është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, aktualisht ajo ishte e punësuar në departamentin e turizmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here