Akuzat e Kthryn Mayorga për përdhunim, duket se janë bërë të vjetra tashmë, lidhur me akuzat e tjera që po zbulohen çdo ditë për Cristiano Ronaldon.
“The Sun’ së fundmi ka zbuluar se Ruby Rubacuori ka marrë 4 mijë dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me Ronaldon, kur ishte 17 vjeç.
Ruby për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, është vajza e cila u bë e famshme pasi ish-presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, në kohën kur udhëhiqte vendin, e kishte paguar për të qenë eskortë, pra shoqëruese, në festat private që organizoheshin në vilën e tij.
Gazeta britanike nuk ka bërë të ditur nëse ajo bën pjesë në dy gratë e tjera që akuzon yllin portugez për përdhunim apo jo.
33-vjeçari pritet të përballet në gjyq me Kathyryn Mayorga, ndërsa siç ka paralajmëruar avokati i saj, prova të reja pritet të nxirren para trupit gjykues.