U rrahën se folën shqip në Serbi, reagon Vuçiç për 2 shqiptarët

0
536

Natën mes të shtunës dhe së dielës u rrahën barbarisht dy të rinj shqiptarë në Serbi nga 4 persona ende të paidentifikuar.

Arsyeja e dhunimit ka qenë irritimi i serbëve teksa kanë dëgjuar dy të rinjtë të komunikojnë shqip me njëri-tjetrin.

Të rinjtë shqiptarë janë me inicialet G.B. dhe Ç.M. , të lindur në vitin 1999 dhe janë dhunuar në Novi Sad, në rrugën “Futoska”.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili shprehet se agresorët duhet të vihen para drejtësisë dhe se nuk ka dallime mes kombësive.

“Falënderojmë mjekët dhe ekipin e ndihmës së shpejtë. Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti” tha Vuçiç.

Raportohet se Ç.M. ka dëmtime të rënda me frakturë në kokë dhe gjakderdhje në tru. Ai ndodhet në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.

Ndërsa, G.B., gjithashtu ka marrë plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here