E rrahur brutalisht, e përdhunuar dhe e vrarë. Çfarë ndodhi me gazetaren bullgare?

0
454

Zyrtarët në Bullgari thanë se, deri më tani, nuk ka prova që sugjerojnë se vrasja e një gazetareje televizive, që tronditi këtë vend, lidhet me punën e saj.

“Bëhet fjalë për përdhunim dhe vrasje”, tha ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Mlladen Borisov, i cili udhëtoi drejt qytetit Ruse për të mbikëqyrur hetimet në lidhje me vrasjen e Victoria Marinovas.

Trupi i Marinovas, 30 vjeçe, u gjet të shtunën në një park në Ruse, pranë Lumit Danub.
Policia tha se ajo është rrahur brutalisht, përdhunuar dhe vrarë dhe se po bëhen hetime edhe për jetën e saj personale, edhe atë profesionale.

Vdekja e saj shkaktoi reagim ndërkombëtar dhe thirrje për hetime gjithëpërfshirëse.
“I tronditur nga vrasja e tmerrshme e Victoria Marinovas. Përsëri, një gazetar i guximshëm bie në luftën për të vërtetën dhe kundër korrupsionit”, tha zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, Frans Timmerman, në një postim në Twitter.

Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN dhe ka qenë anëtare e ekipit menaxhues atje.

Disa muaj më parë, ajo ka nisur një program hulumtues të quajtur ‘Detektor’. Programi i saj i fundit ka përfshirë intervista për korrupsion të dyshuar të disa kompanive private që keqshpenzojnë fondet e Bashkimit Evropian, shkruan rel.

Marinova është gazetarja e tretë që ka pësuar vdekje të dhunshme në Bashkimin Evropian gjatë 12 muajve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here