Maqedoni, Kisha ortodokse mbron qëndrimin për mos ndryshimin e emrit

0
354
Kisha ortodokse maqedonase – dioqeza e Ohrit në seancën e rregullt vjetore të Këshill popullor të kryepeshkopëve, vërtetoi sot qëndrimin për mos ndryshimin e emrit të peshkopatës dhe emrit të shtetit.
“Kisha Ortodokse Maqedonase trashëguese historike dhe ligjore e Kryepeshkopatës së Ohrit në Justiniana e ruan dinjitetin e kryepeshkopatës dhe mban emrin Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, në komunikim me Kishën Ortodokse maqedonase”, deklaroi kryepeshkopi Timotej.
Ai shtoi se anëtarët e Këshillit popullor të kryepeshkopëve njëzëri  të dërgojnë apel për bashkim kombëtar.
“Ju bëjmë thirrje  dhe lutje të sinqertë të gjithë subjekteve politike në vend për qasje të përgjegjshme në këtë periudhë shumë të ndërlikuar dhe përplot me sfida për atdheun tonë me propozim që të shfrytëzojnë të gjithë forcat për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtëror të popullit maqedonas dhe gjithçkaje që është maqedonase”, u shpreh Timotej.
 Takimi i rregullt vjetor i KPK u mbajt mbrëmë dhe sot në godinën e manastirit në Kalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here