“La Repubblica”: Ronaldo bën listën, të këqijat kanë ardhur nga Real Madridi

0
447

La Repubblica pretendon se Cristiano Ronaldo mendon se Real Madrid kërkon ta fundosë.Sipas gazetës italiane, marrëdhënia e Ronaldo-s me Los Blancos i thye përfundimisht gjatë dhjetorit të kaluar.Gjatë akuzave për evazion fiskal, presidenti i Real Madrid Florentino Perez refuzoi ta mbështeste yllin e ekipit, ndërkohë që portugezi mendonte se përgjegjës për gabimin e llogarive ka qenë vetë klubi.

Kjo thuhet të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit te Juventus gjatë verës.
Por La Repubblica ka një teori të pabesueshme se Real Madrid kërkon t’i prishë imazhin, duke pretenduar se ky është mendimi i vetë Ronaldo-s.
Sipas tyre, Ronaldo është i bindur se gjithçka që ka ndodhur, si mungesa e çmimeve personale, akuzat e përdhunimit, kartoni i kuq ndaj Valencia-s, sponsorët që po largohen, kanë ardhur nga klubi i Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here