Shkarkohet gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër

0
469

Shkarkohet gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Jangulli i cili ishte edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk ka mundur të kalojë vettingun.

Jangulli u përball të mërkurën me një bilanc negativ të hetimit administrativ për të tria kriteret e rivlerësimit, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mosjustifikim të pasurisë, favorizim të një pale në proces, zvarritje të përsëritura të gjykimit dhe në disa raste, mungesë të etikës.

Pasuritë e tij janë: toke bujqesore 2200 metra katrore ne Bulqizë; një apartament 67 metra katrore ne Bulqizë; një Benz; 1.2 mln leke llogari bankare dhe huadhenie personave te tretë.
KPK i ka kërkuar Jangullit shpjegime per shkëmbimin e makines që ka me ate që ka patur me heret. Bëhet fjalë per dy automjete “Benz”. Sipas KPK s’ka patur burime financiare per të blere automjetin Benz në 2005.

Lidhur me huadhëniet me shumën 12 mln lekë nga hetimi ka rezultuar se nuk është deklaruar pasuria ndër vite. Gjithashtu është provuar se s’ka patur të ardhura të mjaftueshme për të kursyer shumat që ka dhënë hua.

Gjyqtari Jangulli i kundërshtoi raportet e institucioneve ndihmëse dhe hetimin e thelluar të KPK-së me një raport alternativ të të ardhurave dhe shpenzimeve, u mbrojt me argumentin se i kishte sqaruar problemet në dy hetime të mëparshme të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe shigjetoi Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mosvënie në dijeni ndaj ankesave që kishte marrë për të.

Ai mbrojti idenë se të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes me profesion notere janë të ligjshme, edhe pasi u vendos përballë dy deklaratave të ndryshme të të njëjtit vit të paraqitura në Drejtorinë e Tatimeve të Dibrës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here