Mali i Zi dënon me gjobë ata që nuk ngrihen në këmbë për himnin

0
593
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për simbolet shtetërore, me të cilin vendoset detyrimi i ngritjes së të pranishmëve gjatë intonimit të himnit, si dhe dënimin nëse shkelet kjo dispozitë.
“Gjoba ndaj personave fizikë për mosngritje gjatë intonimit të himnit të Malit të Zi do të jetë nga 300 deri në 2.000 euro”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, pas seancës së Qeverisë.
Zgjidhja e re ligjore parasheh detyrimin e komunave dhe institucioneve publike, themelues i të cilave është shteti ose komuna të theksojnë flamurin kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here