Zhduket presidenti i INTERPOL gjatë kthimit në shtëpi

0
542
Policia franceze ka hapur një hetim mbi vendndodhjen e presidentit të agjencisë ndërkombëtare të bashkëpunimit të policisë, INTERPOL, pasi gruaja e tij raportoi se kishte humbur, pasi kishte udhëtuar në shtëpi në Kinë, javën e kaluar.
Familjarët e tij nuk dinë asgjë për Meng Hongëei që kur është larguar nga zyrat e INTERPOL-it në qytetin francez Lyon, pasi kishte planifikuar një udhëtim në Kinë
Meng, 64-vjeç, është edhe zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë. Dy vite më parë ishte kandiduar për president të INTERPOL, ku edhe fitoi postin.
Ndërsa hetimet kanë filluar menjëherë pasi gruaja e tij shkoi në polici për ta raportuar zhdukjen e burrit të saj.
Në deklaratën e INTERPOL-it, thuhet se lidhur me zhdukjen e Mang janë duke u marrë edhe autoritetet franceze dhe ato kineze.
Hongëei ishte zgjidhur president i INTERPOL-it në nëntor të vitit 2016, kurse ishte paraparë që këtë post ta mban deri më 2020.
Ai është zyrtar i lartë i Partisë Komuniste në Kinë, dhe ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Sigurisë Publike. Ai ka më shumë se 40 vite përvojë pune në drejtësi dhe kriminalistikë, e në veçanti në fushën e kundërterrorizmit, drogës dhe kontrollit kufitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here