Komandoja që përgjaku ish-Bllokun, truproja personal i Elvana Gjatës

0
1118

Zbulohet se efektivi i forcave komando i shpallur në kërkim nga policia për atentatin e mbrëmshëm në zonën e ish-bllokut, ishte njëherazi edhe truproja personal i këngëtares Elvana Gjata.

I kërkuari është Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë pjesë e forcave komando në Zall Her, ishte një qitës profesionist, me shënjestër të jashtëzakonshme.

Bilo ishte njëherazi edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe i fejuari i kushërirës së këngëtares. Ai shoqëronte Elvanën në koncerte dhe në darka argëtuese siç ka qenë ajo e mbrëmshmja.

Dyshohet se pikërisht efektivi komandos ka ekzekutuar Fabiol Gaxhën, 28 vjeç dhe ka plagosur  Ervis Martinajn 36 vjeç, banues në Tiranë bashkë me Eljon Haton, 28 vjeç, banues në Shkodër pas një sherri që kishte nisur disa ditë më parë në një lokal të kryeqytetit e që mbrëmë degradoi në përplasje me armë. Madje thuhet se ka qenë pikërisht Elvana ajo e cila ka thirrur truprojën e saj brenda lokalit.

Merviol Bilo ka shkuar menjëherë dhe ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks. Të gjitha plagët që ka viktima dhe të plagosurit janë pikërisht në këto zona.

Komandoja, njëherazi i punësuar si truproja i Elvanës, ka qëlluar 10 herë nga një pistoletë me 19 fishekë si kundërpërgjigje ndaj viktimës Fabiol Gaxha.

Në lokal kanë hyrë 4 persona mes të cilëve edhe pjesëtari i komandos, ka patur një shkëmbim batutash pastaj një tentativë të viktimës për të goditur pjesëtarin e forcave komando, por ky i fundit, ka reaguar menjëherë duke e lënë të vdekur në vend .

Me qitje preçize, truproja ka lënë të plagosur edhe Ervis Martinajn e Eljon Haton, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here