Përgjimet zbuluan bandën e drogës, furnizohej në Shqipëri. Ja nga i jepte bossi urdhrat

0
426

Një hetim që zgjat gati dy vjet, nisur në mars 2016 ka zbuluar një rrjet të gjerë të marrëdhënieve ndërmjet krimit të organizuar në Bari, bandave të tjera kriminale në Puglia dhe klaneve aktive në Shqipëri, veçanërisht në qytetin e Vlorës. Të gjithë bashkë me një synim, trafikun e hashashit, kokainës dhe marihuanës.

Klanet kishin lidhje të forta edhe me Sacra Corona Unita. Policia italiane jep detaje për një operacion antidroge, në të cilin janë vënë në pranga edhe personalitete kriminale shqiptare, të arrestuar nga ana e autoriteteve lokale.

“Në tërësi të arrestuarit janë 18 (13 në burg, pese ne shtepi), rezultati i një hetimi të gjatë filloi me arrestimin në tetor të vitit 2016 të Michele Cambria, zbuluar në flagrancë,  ndërsa iu zbuluan 7 ton marijuane me nje vlere totale prej pesë milionë eurosh.

Policia ben me dije se bossi i bandes i jepte urdhrat nga sheshi San Pasquale, e me tej gjithcka u transmetohej anetareve te rrjetit.

Policia italiane ben me dije se ata u zbuluan pas përgjimeve dhe kontrolleve me pas te befasishme qe nxoren ne drite menyren se si menaxhohej trafiku i droges mes Pulias dhe Shqiperise, ku furnizohej klani kriminal.

Grupi ishte përdorur baza te ndryshme logjistike, duke përfshirë edhe dy shtëpitë e braktisura, në Torre a Mare, të përdorura për magazinimin e drogës, ku gjatë një kontrolli janë sekuestruar jo vetëm hashash, por edhe dy kalashnikovë dhe municione te tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here