Itali, sekuestrohen 700 kg kanabis që vinte nga Shqipëria (VIDEO)

0
472

Policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikimim ndërkombëtar lëndësh narkotike të disa llojeve.

Ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim, përcjell “canale7.tv”.

Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur  dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur  rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur  gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Ndërkohë nga brigjet shqiptare në zonën e Barit, janë kapur pothuajse 700 kg drogë të llojit “marijuanë”, e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte shuma të majshme parash. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar.

Në burg:

VELLUTO Domenico, 53 vjeç, i njohur si ‘Mimmo Velluto’;

CASTORO Francesco, 51 vjeç, i njohur si ‘Grisù’;

DE GIGLIO Vincenzo, 28 vjeç, i njohur si ‘Pisellino’;

FERRARA Paolo, 43 vjeç;

FRANCO Francesco, 28 vjeç;

GALLO Cosimo, 56 vjeç;

MARVULLI Gianluca, 36 vjeç, detto ‘Luca’;

RANIERI Umberto, 50 vjeç;

PERFETTO Luigi, 57 vjeç;

PINTO Vito, 42 vjeç;

ROMITO Pietro, 33 vjeç, i njohur si ‘Piero Prosciutto’;

SASSANELLI Nicola, 40 vjeç, i njohur si ‘Banana’.

Arrest shtëpie:

COLASUONNO Renato, 66 vjeç, i njohur si ‘Marcello’;

FANELLI Angelo, 34 vjeç;

MEMOLA Davide, 39 vjeç;

DE MANNA Antonio, 35 vjeç,

FRADDOSIO Umberto, 35 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here