“Nuk kam studiuar, por nuk jam budalla”. Del raporti pse CR7 vendosi të braktiste Madridin

0
422

Real Madrid i tha lamtumirë Cristiano Ronaldo-s në korrikun e këtij viti, por rruga e portugezit larg “Santiago Bernabeu” ka filluar në majin e 2017-ës. Problemet e tij me autoritetet e Spanjës, të shkaktuar nga evazioni fiskal, kanë qenë fillimi i një serie debatesh dhe vendimesh që e shtynë përfundimisht atë drejt Torinos dhe Juventus-it. Kjo është bërë e ditur nga një raport i publikuar nga “El Mundo”. Aty zbulohet se Ronaldo ka patur takime në shtëpi me menaxherin Jorge Mendes dhe këshilltarët e tij në majin e 2017-ës.

“Thashë se nuk doja asnjë rrezik”, mësohet t’i ketë thënë Ronaldo këshilltarëve të tij në lidhje me problemet ligjore të krijuar për mospagimin e taksave. “Unë nuk kam studiuar dhe e vetmja gjë që kam bërë në jetë ka qenë të luaj futboll, por nuk jam budalla dhe nuk kam besim tek asnjeri”.

“Kjo është arsyeja pse paguaj 30 për qind më shumë kur punësoj një këshilltar. E bëj sepse nuk dua probleme”. Avokati Carlos Osorio, i cili ka qenë në atë mbledhje, ka shpjeguar se ai është marrë me problemet financiare, duke i thënë Ronaldo-s se nuk duhej të shqetësohej. Disa muaj më vonë, kur portugezi u detyruar të bënte një marrëveshje me autoritetet, është zemëruar shumë.

“Nuk kam thënë kurrë se taksat nuk duheshin paguar”, mësohet t’i ketë bërtitur Ronaldo këshilltarëve të tij. “Dua ta di se çfarë ka ndodhur. Nuk kuptoj asgjë, duke parë se taksat duhet të paguhen nga sponsorët. Pse më akuzojnë mua?”. Pas pagesave të bëra për autoritetet spanjolle, Cristiano shpresonte që Real Madrid do t’i ofronte atij një kontratë të re për të zbutur pak goditjen ekonomike, siç kishte bërë Barcelona me Messi-n. Por drejtuesit e klubit donin të mbanin distancat nga Ronaldo dhe problemet e tij ligjore, gjë që ai e pa si një tradhti.

Ai, gjithashtu, e shikoi si një mungesë respekti faktin se Messi po fitonte dyfishin dhe se Neymar e ishte kaluar në renditjen e më të paguarve pas transferimit të brazilianit te Paris Saint-Germain. Ai u zemëruar aq shumë, sa Zidane i ka kërkuar drejtuesve që ta zgjidhnin çështjen, duke i thënë atyre se Ronaldo po fliste shpesh për këtë çështje në dhomat e zhveshjes.

Për më tepër, ylli portugez ishte shumë i irrituar nga fakti se Alfredo Di Stefano renditej para tij sa herë që flitej për lojtarët më të mirë të historisë së Real Madrid. “Gjithmonë më vendosin mbrapa Di Stefano-s dhe unë nuk e di se çfarë duhet të bëj më”, mësohet të ketë thënë ai. në fund, marrëdhënia me REal Madrid arriti një pikë ku ai vendoi të largohej dhe të niste një aventurë të re në Itali me Juventus-in.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here