Zagani zbulon sekretet, ja si u largua ish oficeri Nuhu nga Shqipëria dhe kush e ndihmoi

0
463

Një status në Facebook, nga gazetari Habjon Hasani ka bërë që të shfaqet ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, i cili do të zbulonte detaje të tjera lidhur me largimin nga Shqipëria të nënkomisar Emiljano Nuhut. Ky i fundit pretzendon se është kërcënuar në zyrën e tij nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, në Rani të këtij të fundit, kreut të grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Me anë të një komenti në postimin e gazetarit Hasani, Zagani është shprehur se Nuhu, ishte shumë i trembur saqë nuk dinte nga të shkonte, e në të tillë situatë i kishte shkruajtur atij. Ka qenë Zagani ai që e ka thirrur atë të shkonte në Zvicër.

Sipas tij, ndonëse maxhoranca hedh akuza se Nuhu është ndihmuar nga opozita, kjo nuk është e vërtetë.

“Vlla e di qe je i vertete sa here flet..por me lejo te them dicka…ai i ziu oficer ishte trembur aq keq sa ikte naten..e sdinte nga shkonte..u tregua i zgjuar qe me shkruajti ne fb dhe isha une qe i thashe hajde ketu ..erdhi me tregoi si kishte ngjare..nga ai momet ai ka pas mbeshtetje vetem.mua..keta palo koleget e tu shpifin…as ka pas asnje politikan apo lidhje ne kete mes..po jam politika une atehere ok…keta qe shpifin jane njerez ordiner qe skan as familje as zot..”, – shkruan Zagani.

Postimi i gazetarit Habjon Hasani:

Mendoj se ne rrethanat flagrante te dhunimit te Xhiseles, asnje gazetar s’ka te drejte te akuzoje policin denoncues Nuhu pa evidenca teper te qarta.

Per me teper gazetaret qe e kane ditur ngjarjen me heret, por nuk kane publikuar dicka per dhunen ndaj Xhiseles.

Kjo teoria se ngjarjen po e perdorka opozita eshte pretendim medioker dhe idiot.
Opozita nuk eshte kinkaleri, patjeter qe opozita ka gjithe te drejten e saj te beje kauze nje ngjarje kaq domethenese.

Sikur s’kane shume lezet as keto analogjite me “Babale” sepse pertej debatit qe ha nje ceshtje e caktuar, opozita ka bere dhe levizje qe nuk lene vend per ekuivok.

Sic ishte pershembull rasti kur Berisha denoncoi shantazhin ndaj rektorit Koni nga i ashtuquajturi grupi “Shullazi”.

Edhe ky ishte nje rast teper flagrant, ku nder te tjera u pa qarte se kush ishte ne sherbim te bandave dhe kush ishte duke thene te verteten

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here