Manastirliu: Ja si do jepet pagesa për fëmijët e porsalindur

0
756

Para dy ditësh kryeministri Rama teksa prezantoi pikat e forta të buxhetit të vitit 2019, njoftoi për çekun e 24- fishuar për( bonusin) e bebeve.

Ndërsa sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tregoi dhe mënyrën se si do të jepet pagesa.

Sipas Manastirliut gjithçka do jetë e digjitalizuar dhe do të merret brenda vitit të lindjes.

Ogerta Manastirliu theksoi se paratë do të jepen në dorë për të gjithë ata që do të gëzojnë lindjen e fëmijëve të tyre.

Ministrja theksoi se pagesa do të jetë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1 milion e 200 mijë për të tretin.

Nga ana tjetër ajo u shpreh se kjo do të jetë një politikë universale, pra për të gjithë familjet dhe jo vetëm për ata në nevojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here