Flet avokati Xhisiela Malokut: I thashë vajzës ki kujdes, më çuditi kur tërhoqi kallëzimin

0
481

Avokati Elton Frangu i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur Xhisiela Maloku tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS thotë se është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Citozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përvecse se ka qenë muaji korrik.

I pyetur nëse ka parë persona të rrezikshëm jashtë komisariatit apo persona me armë, avokati thotë se ka qenë natë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje. Në lidhje me gjendjen psikologjike të vajzës, Frangu thotë se më mirë mund të shprehet psikologu që ka qenë gjithashtu i pranishëm në komisariat. Avokat Frangu thotë se nga momenti që është është larguar nga komisariati nuk ka qenë më pjesë e kësaj çështje, por shpreh gatishmërinë e tij për tu paraqitur në prokurori në rast se do të kërkohet nga organi i akuzës.

Ndër të tjera ai tregon  se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

“Isha në polici kur vajza tërhoqi kallëzimin. U thirra nga oficeri i policisë Gentian Citozi. Ora ishte rreth 22:00, data s’më kujtohet. Citozi më kërkoi të shkoja në Policinë e Fushë-Krujës. I thashë vajzës ki kujdes, më parë ke bërë kallëzim. I thashë mund të përgjigjesh për dëshmi të rreme. Ishte natë, nuk pashë njeri jashtë komisariatit.  Pasi orientova Xhisielën, u largova nga komisariati. Pasi u largova nuk kam qene më pjesë e kësaj çështjeje. Jam i gatshëm të dëshmoj nëse më thërret Prokuroria”, thotë Elton Frangu për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here