Kërcënimi i oficerit Nuhu, shkon në hetim edhe mjeku që ishte në tavolinë kur u vra Elton Çiço

0
403

Ish-oficeri i Policisë së Krujës, Emiljano Nuhu bëri kallëzim më datë 30 korrik 2018 në Komisariatin nr.6 në Tiranë duke deklaruar se ishte kërcënuar për shkak të detyrës nga shtetasit, Ramazan Rraja dhe redjan Rraja.

Ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë dhe policia në komunikatën zyrtare shprehej se këta persona ishin të afërm të shtetasit Rrahman Rraja.

Ky oficer ka qenë duke hetuar dosjen penale në ngarkim të djalit të deputetit të Krujës, Rrahman Rraja për përdhunim të shtetases Xhensila. M në kohën që është kërcënuar.

“Po na hetove më ne, do të zhdukim ty dhe familjen tënde”, ka qenë kërcënimi sipas oficerit.

Sipas gazetës ‘Panorama”, njëri nga këta dy persona që u procedua penalisht nga policia më 30 korrik ka qenë redjan Rraja, mjeku që ndodhej në tavolinë me Elton Çiçën, kur u qëllua për vdekje në maj të 2016-ës në Tiranë.

Madje Rraja u dënua me 8 muaj burg për veprime që pengojnë zbardhjen e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here