Tsipras: Kontestit të emrit me Maqedoninë po i vjen fundi

0
490

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, foli dje me nota pozitive në një fjalimin e tij në samitin vjetër “Concordia” në New York, për referendumin e emrit që bëhet të dielën në Maqedoni, duke thënë se pas thuajse 3 dekadave po i vjen fundi.

Ai shtoi se vizioni i Greqisë është vendosja e stabilitetit, bashkëpunimit dhe prosperitetit në rajon. “Kemi marrë iniciativa të rëndësishme që Ballkanin ta bëjmë më të stabilizuar, të sigurt dhe pjesë të Evropës. Kemi parë se ekziston mundësi që të tejkalohet kontesti që ishte ferrë për Greqinë dhe Evropën për pothuajse tre dekada. Çështjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë po i vjen fundi, duke respektuar historinë tonë dhe duke respektuar fqinjët tanë”, tha Tsipras.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here