Zjarr në një apartament në Tiranë, një i vdekur. Evakuohen banorët

0
420

Një zjarr ka rënë në një apartament në Tiranë ku ka humbur jetën një 60-vjeçar. Sipas të dhënave nga policia zjarri ka rënë rreth 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid.

Policia po heton pë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit por paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here