Komisioni i Monitorimit, Kuvendi hap sërish garën

0
553

Kuvendi rihapi dje garën për kandidat për Komisionin e Pavarur të Monitorimit të Organeve të Reja të Drejtësisë. Pak ditë më parë në Parlament u miratuan 4 anëtarë, por ky komision duhet të ketë 5 të tillë, ç’ka detyron Kuvendin të hapë procedurën e aplikimit për një vend vakant.

Anëtar i Komisionit të Pavarur mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale; të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi; të mos jetë larguar nga detyra e gjyqtarit apo prokurorit, me dorëheqje, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here