Miratohet rritja e stafit te organet e Vetting-ut, Manja: Të mundësohet një rritëm më i shpejtë pune

    0
    530

    Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e tre organeve të Vetting-ut për shtim të stafit, me qëllim përballimin e fluksit të rritur të punës.

    Ndonëse këto organe kërkuan shtimin e personelit me 36 persona, deputetët e mazhorancës miratuan vetëm 24 prej tyre, gjë që u pranua edhe nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse.

    Pjesa më e madhe e kërkesave kishte të bënte me nevojën për këshilltarë ekonomikë, si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ashtu edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerin Publik.

    Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financës, kjo shtesë në personelin e organeve të Vetting-ut pritet t’i kushtojë arkës së shtetit rreth 40-50 milionë lekë.

    Në mbyllje, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i sugjeroi komisionerëve të KPA-së një ritëm të shpejtë pune me qëllim që të mundësohet sa më shpejt ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here