Tronditet Kombëtarja shqiptare. Kjo nuk duhet të ndodhte tani…

0
449

Pas dëmtimeve të rënda të Armando Sadikut dhe Odise Roshit, Panucci do të duhet të bëjë edhe pa Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi shqiptar nuk është grumbulluar fare nga ekipi i tij, Goztepes në ndeshjen ndaj Trabzonsporit të fituar 2-1.

Shqiptari pritej të aktivizohej në këtë ndeshje, por një dëmtim ka bërë që ai të mos ishte as në stol.

Për momentin situata e dëmtimit të tij është e paqartë, ndërsa nuk dihet periudha e saktë se sa do të mungojë.

Ai me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen ndaj Izraelit, ndërsa edhe nëse aktivizohet pritet të ketë një formë fizike të dobët, për shkak të minutave të pakta që ka luajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here