“E mira është të mos e vonosh porosinë”, zbulohet skema se si Bajrajt i kërcënonin biznesmenët për të paguar gjobat

0
442

Mbrëmjen e së premtes, 9 persona të cilësuar si pjesë e grupit “Bajri” u arrestuan në një operacion të zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Holandë.

Policia bëri të ditur se grupi në fjalë, prej kohësh ishte nën përgjim. Hetimet për këtë grup nisën në prill të këtij vitit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pak kohë pasi në Shkodër ndodhi atentati me lëndë shpërthyese me objektiv Lul Kullën.

Ndaj këtij grupi janë ngritur disa akuza, mes tyre edhe për gjobëvënie. Duke ju referuar burimeve, ‘Panorama’ thotë se gjobat e vendosura kohët e fundit, fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri.

“Behari jam”, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën “… e mira është mos ta vonosh porosinë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here