Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha njihet për deklaratat e guximshme dhe zbardhjen e lidhjeve të krimit në Shqipëri.
Këtë herë, ai ka publikuar një video nga Malet e Krujës pas një fundjave në ajrin e pastër dhe kujton kohën kur në këtë zonë “kërciste” kallashnikovi gjatë kohës kur korrej hashashi i vjeshtës.
“Mirëmëngjesi Shqipëri, ….
duke zbritur pas një fundjave relaksi nga ajri i freskët dhe klima e shëndetshme e Maleve te Krujës (edhe pse tek tuk ndonjë breshëri e gjatë kallashnikovi na kujtonte që jemi ne momentin e korrjes sa hashashit) në zagushinë dhe atmosferën e ndotur të kryeqytetit, gati për një jave ngjarjesh të nxehta…”, shkruan Artan Hoxha sot në një status në rrjetet sociale.