E përditshmja franceze “Le Monde” boton hartën e re mes Serbisë dhe Kosovës

0
515

 

E përditshmja franceze “Le Monde” botoi dy artikuj rreth shkëmbimit të mundshëm të territoreve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, si dhe një hartë të Kosovës me interpretimin e saj, për mënyrën sesi do të duken “ndryshimet e kufijve”, duke shtuar se “mozaiku etnik, infrastruktura kyçe dhe ndërtesat kulturore përbëjnë barrierat për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.

Gazeta e Parisit, në artikullin e parë, vë në dukje se “shkëmbimi i territorit në bazë të kritereve etnike përbën shqetësim” dhe se “në debatin për shkëmbimin e mundshëm të kufirit midis të dy palëve përplasen me njëra tjetrën etika dhe pragmatizmi”.

Gazeta franceze vë në dukje se në rastin e shkëmbimit territorial mes Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë është hera e parë që bëhet fjalë në lidhje me kufijtë e rinj të vizatuar mbi baza krejtësisht etnike dhe jo në linjat e mëparshme administrative të republikave përbërëse ose rajoneve autonome të ish-Jugosllavisë, citon edhe Zeri në Kosovë, pjesë nga “Le Monde”.

Në një artikull tjetër, “Le Monde”, thotë se projekti i ri-vendosjes së kufijve të Ballkanit Perëndimor paraqitet si një zgjidhje për stabilitetin pas 20 viteve të konfliktit të ngrirë, por thekson se banorët e zonave përkatëse kanë përsëri frikë nga një “spastrim etnik”. Dhe do jetë e vertetë nisur nga psikologjia ballkanase. Në llogarinë e Twitter, gazeta në fjalë gjithashtu botoi një hartë të Kosovës, së bashku me mbishkrimin:

“Midis Kosovës dhe Serbisë, mozaiku etnikë, infrastruktura kryesore dhe ndërtesat kulturore janë pengesa për projektin e ri-përcaktimit të kufirit”.

Në hartë është treguar sesi do të duken “kufijtë e rinj në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ku pjesa veriore e Kosovës, me komunat serbe të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës, do të kalonin në Serbi, ndërsa Kosovës do t’i bashkoheshin territoret e komunës së Medvegjës dhe Luginës së Preshevës, e populluar kryesisht me popullsi shqiptare.

Marrëveshja e fshehtë Thaçi-Vuçiç po del në dritë nga pak e përditë. Kryeministri kosovar Haradinaj është deklaruar hapur dhe prerë kundër rishikimit të kufijve me Serbinë, pasi ato kufij janë vendosur me gjak. Edhe opozita kosovare deklarohet kundër planit të presidentit Thaçi, ndërkohë presidenti kosovar po luan kartat me gjykatën kushtetuese kosovare që marrëveshjen e ndryshimit të kufijve me Serbinë të mos e kalojë në parlament, por ta firmosë vetëm ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here