Ligji Antimafia, Alibeaj: S’do lejojë asnjë kontratë abuzive. Ja ku do shkojnë paratë e konfiskuara

0
372

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën e saj kundër korrupsionit, siç deklaron ajo për “çlirimin e ekonomisë nga monopolet”. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për ligjin antimafia dhe çdo të sjellë ai në vend.

Alibeaj gjatë prezantimit të platformës tha se gjendja në vend është e jashtëzakonshme, dhe se situata kërkon një zgjidhje.

Ligji “Antimafia” sipas Alibeaj, bazohet në një premisë bazë, ku çdo konçesion korrupitv do të duhet të kalojë në përputhje me ligjin dhe do të merren masat e duhura.

“Çdo akt që është në kundërshtim me ligjin është i pavlefshëm, çdo gjë e zhvatur do ti kthehet buxhetit të shtetit dhe publikut.

Do të verifikohet çdo kontratë abuzive konçesioni , çdo kontratë abuzive e partneritetit publik privat, çdo akt administrativ abuziv, leje, apo liçenca.

Ky mekanizëm antimafia do të veprojë për të gjitha kontratat, liçensat, tenderat, apo PPP-të.

Nuk do të lejohet asnjë kontratë abuzive. Çdo leje, kontratë në të shkuarën do ti nënshtrohet ligjit antimafia.

Platformë që do veprojë për të tashmen, për të ardhmen dhe për të shkuarën. Si do të bëhet, kush do t’i nënshtrohet këtij mekanizmi? Kompanitë private përfituese dhe pronarët e tyre. Kjo është njëra anë. Do t’i nënshtrohen këtij flitri çdo zyrtar publik. Nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri. Do t’i nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt.

Ligji është i detajuar, ka përcaktuar të gjithë instrumentet, levat dhe drejtoritë përkatëse dhe verifikimi që do të bëhet nga antikorrupsion. Modeli britanik në bashkëpunime me avokaturën përcaktojnë demin financiar të shkaktuar apo dëmin publik që kanë shkaktuar. Verifikon mjetet financiare, veprimtaritë ekonomike, shkurtimisht: Kush ka bërë çfarë”, deklaroi ndër të tjera Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here