Dimri më i ftohtë i dekadës së fundit, ja me çfarë do të përballet Britania

0
423

Britania e Madhe mund të përballet me stuhi dëbore për gati 4 muaj, teksa vendi sipas meteorologëve pritet të përballet me dimrin më të ftohtë të 10 viteve të fundit.

Pavarësisht se këtë verë vendi u përball me një valë të nxehti me temperatura rekord, njësoj si pjesa tjetër e Europës, ekspertët parashikojnë që ky dimër do të jetë gati ekstrem, më i egër se ai i vitit të kaluar. Ulja ekstreme e temperaturave mund të ndodhë që në fillim të Nëntorit, për shkak të sistemeve ekstreme të presionit të ulët.

Vendi, sipas asaj që shkruan “DailyMail”, mund të përballet me dëborë për gati 4 muaj, kur ajri nga Atlantiku të përplaset me atë nga Arktiku, duke shkaktuar kështu stuhi akulli nëpër të gjithë Britaninë e Madhe.

Megjithatë, vetë ekspertët pranojnë se ky lloj parashikimi vetëm sa jep një ide të përgjithshme për atë që mund të vijë, pasi sipas tyre moti mund të parashikohet në mënyrë preçize jo më shumë se 30 ditë në avancë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj