Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Arjan Verracaku në Shkodër. Ngjarja po hetohet nga 4 oficerë të strukturave ‘Forca e Ligjit” në Tiranë dhe 2 prokurorë në Shkodër.
Nga hetimet e bëra deri më tani rezulton se janë gjetur një sërë provash dhe materialesh në vendin ku u ekzekutua me kallashnikov, biznesmeni nga Shkodra i cili po kalëronte.
Dy autorët nuk kanë qenë profesionistë pasi në vendin ku ishin pozicionuar për të qëlluar kanë lënë shumë prova.
Sipas dosjes hetimore, thuhet se pas ekzekutimit në ikje e sipër autorët kanë harruar në vendngjarje dhe një karikator automatiku të mbushur plot me fishekë, ku edhe kanë lënë gjurmët e gishtave.