Ja kush është ministri ‘rebel’ që nuk votoi ligjin për shembjen e Teatrit

0
456

Deputetët e mazhorancës kanë miratuar ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ky ligj u votua me 75 vota pro, të cilët votuan ndryshimet në ligj, pas kthimit në Kuvend nga presidenti Ilir Meta, duke hapur garën për kompanitë e tjera të interesuara në garë, veç Fusha shpk.

Ajo që ra në sy gjatë votimit në seancën plenare ishte fakti se asnjë deputet i mazhorancës nuk u shpreh kundër ligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së teatrit, ndërkohë që në sallë munguan kryeministri Edi Rama dhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Kujtojmë se Pandeli Majko ishte i vetmi nga deputetët e PS-së i cili refuzoi të votonte ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në seancën e 5 korrikut, ku u votua projektligji, kamerat fiksuan debatin mes Ramës e Majkos teksa ky i fundit u largua nga salla e Kuvendit pak mbajtjes së votimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here