Negociatat, Kotzias: Të bllokuara nga mosmarrëveshjet Rama-Meta

0
340

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij gjerman Heiko Maas, ndërsa foli edhe për negociatat me Shqipërinë. Sipas ministrit grek negociatat me Shqipërinë janë bllokuar për shkak të palës shqiptare. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që presidenti Ilir Meta ka me kryeministrin Edi Rama.

Po ashtu diplomati grek shprehu bindjen se një marrëveshje paraprake për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, do të ratifikohet plotësisht pavarësisht kundërshtisë në të dy vendet. Ministri Kotzias theksoi se maqedonasit do ta mbështesin ndryshimin e emrit në “Maqedonia e Veriut” në referendumin e 30 shtatorit.

Natyrisht, pas vizitës në Tiranë e Shkup, diskutuam për ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe marrëveshjen e Prespës. Ne këmbëngulim që historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg. Mbështesim marrëveshjen e Prespës. Ne lidhje me Shqipërinë, kemi kryer negociatat. Siç jeni në dijeni, nuk janë bllokuar as nga MFGR as nga MFA, por nga problemet administrative të palës Shqiptare, nga mosmarrëveshjet e presidentit me kryeministrin shqiptar. Si dhe për faktin se gjykata kushtetuese për momentin nuk funksionon plotësisht”, tha Kotzias.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj